E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U gjet e vdekur në kanal  në Shkodër: 37-vjeçarja dhunohej nga burri…
Publik News

U gjet e vdekur në kanal në Shkodër: 37-vjeçarja dhunohej nga burri…

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku 37-vjeçarja Leze Qosja u gjet e vdekur në një kanal.

Mësohet se gruaja ka lindur në Theth dhe mbiemrin e vajzërisë e ka pasur Shyti, ndërsa më vonë ajo  është martuar në Tropojë dhe ka marrë mbiemrin Qosja.  Megjithatë, duket se kjo martesë nuk ka shkuar mirë dhe 37-vjeçarja ishte divorcuar nga burri me të cilin nuk kishte fëmijë.

Shkak i divorcit është bërë dhuna nga i shoqi, për të cilën Lezja ishte e pajisur edhe me urdhër mbrojtjeje. Prej tre muajsh ajo jetonte te motra e saj, e cila ka bërë edhe denoncimin më 18 maj kur Qosja kishte të paktën 10 ditë që ishte larguar nga banesa.

Ekspertët mjeko-ligjorë të Shkodrës, nga këqyrja e trupit të pajetë kanë arritur në përfundimin se nuk kemi të bëjmë me vrasje, megjithatë, përcaktim të saktë të arsyes së vdekjes nuk ka ende. Kujtojmë se trupi është gjetur rreth orës 17:05 në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër. Trupi ishte pjesërisht i dekompozuar kur u gjet.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.