E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U godit ndërsa po filmonte aktivitetin e PS-së/ Meta: SPAK të hetojë urgjentisht dhunën kriminale në Divjakë
Lajme

U godit ndërsa po filmonte aktivitetin e PS-së/ Meta: SPAK të hetojë urgjentisht dhunën kriminale në Divjakë

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe SPAK-ut të hetojë urgjentisht dhunën kriminale të ushtruar sot ndaj Elsa Bitas në Divjakë.

Vajza thotë se është dhunuar pasi ka dashur të denoncojë se Partia Socialiste ka zhvilluar një takim elektoral në ditën e heshtjes zgjedhore.  Meta i kërkon Policisë të arrestojë urgjentisht autorin, duke i kujtuar se cdo mosveprim ju ngarkon me përgjegjësi.

“I bëj thirrje Prokurorisë dhe SPAK të hetojë urgjentisht dhunën kriminale të ushtruar sot ndaj zonjës, Elsa Bita në Divjakë. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të arrestojë urgjentisht autorin apo autorët e dhunës, cilëtdo qofshin ata.

Çdo mosveprim, ju ngarkon me përgjegjësi të plotë për çdo akt dhune në vijim. Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë të një vendi që e meriton anëtarësimin në Bashkimin Europian“, deklaron Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.