E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U helmuan me alkool të rremë, humbin jetën 22 persona, 16 të tjerë në gjende të rëndë
Lajme

U helmuan me alkool të rremë, humbin jetën 22 persona, 16 të tjerë në gjende të rëndë

TURQI- Brenda një jave kanë humbur jetën 22 persona në Turqi dhe shkak është bërë helmimi me alkool fals.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se 16 persona të tjerë janë shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në mesin e të vdekurve ishin 11 shtetas të huaj dhe pesë janë shtruar në spitalet e qyteteve të ndryshme. Policia ende nuk ka dhënë detaje rreth kombësisë së viktimave.

Deri më tani autoritetet kanë evidentuar 7 persona që të kenë lidhje me këtë ngjarje të rëndë  dhe  presin ditën e gjykimit.

Kujtojmë se autoritetet kanë nisur një operacion mbarëkombëtar për të goditur prodhimin e paligjshëm të alkoolit, duke bastisur rreth 300 vende, ku kanë sekuestruar mijëra litra alkool të falsifikuar, thuhet në raport.

Të paktën 85 të dyshuar janë shpallur në kërkim dhe priten të merren në pyetje nga prokurorët special të Turqisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.