E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U hiqet patenta në vendet e tyre/ Si po “pastrohen” të huajt në Shqipëri
Lajme

U hiqet patenta në vendet e tyre/ Si po “pastrohen” të huajt në Shqipëri

Shqipëria është kthyer në një vend rehabilitues për shtetasit e huaj, të cilëve iu është hequr patenta në vendet e tyre, pasi janë kapur me shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor.

Raportohet se shtetas të huaj vijnë në vendin tonë dhe marrin një banesë me qira. Më pas ata aplikojnë për leje qëndrimi dhe leje drejtimi të automjetit

Ata mbajnë të fshehtë penalizimin në vendet e tyre dhe në Shqipëri paraqiten si fillestarë që duan pajisjen me patentë.

Procedura zgjat rreth një muaj e gjysmë dhe me pak shpenzime shtetasit e huaj pajisen me atentën shqiptare, e cila njihet tashmë në disa vende të BE.

Kryesisht kjo gjë bëhet nga shtetasit e vendeve fqinje, të cilët më patentën e re rezultojnë të pastër nga shkeljet në raste kontrolli.

Ndërkohë, e kundërta ndodh me shqiptarët që duan të pajisen me patentët në Evropë apo SHBA.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.