E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U kap me 19 pistoleta, rrëfehet i riu nga Suedia: Do bëja vetëm transportin, u detyrova sepse…
Publik News

U kap me 19 pistoleta, rrëfehet i riu nga Suedia: Do bëja vetëm transportin, u detyrova sepse…

Sebastian Vall, 21 vjeçari nga Suedia, i kapur pak dite me pare me 19 pistoleta ne Muriqan ka deklaruar ne gjyq se do te bente vetem transportin e tyre.

“News 24” raporton se ai ka treguar se ka udheruar tranzit ne itinerarin Suedi-Turqi-Prishtinë.

“Do bëja vetëm transportin e pistoletave, qëndrova 4 ditë në Prishtinë”- mesohet te kete thene i riu gjate deshmise se dhene. Ai e ka justifikuar kete veprim me pamundesine ekonomike dhe nevojen per te fitar ca para. “E bera, pasi isha i papune, nuk kisha para per studime”- ka thene ai.

Ne diten e arrestimit, policia beri me dije se si rezultat i shtimit të kontrolleve, duke përdorur edhe qentë antidrogë dhe antieksplozivë, është bërë e mundur që të konstatohet dhe goditet rasti i djeshëm i trafikimit të armëve të zjarrit.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sebastian Vall, 21 vjeç, banues në Suedi. Në PKK Muriqan në dalje, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në çantën e 21- vjeçarit suedez, i cili udhëtonte si pasagjer në autobusin e linjës “Kosovë -Gjermani”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 armë zjarri tip “pistoletë”, kalibër 7.65.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.