U kap me drogë në makinë, 35-vjeçari në Dibër shkakton aksident teksa tenton të arratiset
Policia ka arrestuar një 35-vjeçar pasi u kap me lëndë narkotike në makinë. Ai e kishte gati për ta shpërndarë në doza. Në momentin që e ka ndaluar policia, shtetasi me iniciale D.C., 35 vjeç, ka tentuar të largohet duke aksidentuar një automjet të parkuar
Pas aksidentit, personi në fjalë u arrestua, teksa policia sekuestroi një sasi lënde narkotike kanabis, një grirëse metalike që shërbente për grirjen e kanabisit dhe automjeti me të cilin qarkullonte 35-vjeçari. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit D.C., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik”, “Largim nga vendi i aksidentit”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


