E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U kap me dy emigrantë të paligjshëm, arrestohet 32-vjeçari në Kukës
Lajme

U kap me dy emigrantë të paligjshëm, arrestohet 32-vjeçari në Kukës

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar me inicialet F.M pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjetin tip “Kia”, 2 emigrantë, që do të kalonin në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës dhe më pas në vendet e BE-së.

Kukës/Kontrolle intensive nga shërbimet e DVP Kukës, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap duke transportuar kundrejt fitimit, shtetas të huaj që do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 32-vjeçari.

Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

– F. M., 32 vjeç, banues në fshatin Oreshkë, Kukës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjetin tip “Kia”, 2 emigrantë, që do të kalonin në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës dhe më pas në vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.