U kap me kokainë në shtëpi/ Lavdosh Metaj, efektiv i “Shqiponjave”: E kisha për përdorim vetjak
Gjykata e Sarandës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivin e ‘’Shqiponjave’’ Lavdosh Metaj të cilit iu kap me kokainë në banesë. Metaj u arrestua para pak ditësh ndërsa ishte në monitorim për disa muaj pasi dyshohet se trafikonte drogë. Gjatë kontrollit në banesë policia i gjeti një sasi kokaine. Në seancën e sotme, Metaj nuk e ka pranuar akuzën e trupit gjykues duke pretenduar se kokainën që kishte në banesë e kishte për përdorim vetjak.
Nga ana tjetër, avokati i tij Gjergji Imeraj kërkoi masën arrest shtëpie ose garanci pasurore, por Gjykata nuk e pranoi. Por Imeraj paralajmëroi se vendimi i Shkallës së parë do të apelohet. Lavdosh Metaj mësohet se më parë ka qenë efektiv i “Qarkullimit Rrugor”. Ai jetonte prej vitesh në Sarandë, ndërsa me origjinë ishte nga Fieri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



