E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U kap në Laç, kush është 35-vjeçari Valentin Lleshi i shpallur në kërkim ndërkombëtar!
Publik News

U kap në Laç, kush është 35-vjeçari Valentin Lleshi i shpallur në kërkim ndërkombëtar!

Ja kush ishte koka e bandës, anëtarët u dënuan me 63 vite burg

Valentin Lleshi, i cili u arrestua në Laç, ishte pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë nga Holanda në Itali.


35-vjeçari u arrestua nga policia e Lezhës me qëllim ekstradimin në Itali. Anëtarët e bandës u dënuan gjithsej me  63 vite burg, pasi akuzoheshin se trafikonin drogën nga Holanda në Itali.

Të dënuarit me orgjinë Shqiptare janë: Alfred Shabani, 43 vjeç, i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë; Lulzim Halili, 37 vjeç, i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë; Valentin Lleshi, 31 vjeç i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë; Gëzim Shoshi, 57 vjeç, i dënuar me 21 vite burg e 1000 euro gjobë.

Po ashtu u dënuan shofer i automjetit tip TIR me të cilin transportohej lënda narkotike, Mauro Alvise Cauzzo 66 vjeç nga Venecia, i dënuar me 9 vite burg e 35 mijë euro gjobë.

Autoritetet fqinje zbuluan se grupi i shqiptarëve vijnë nga zona e Shkodrës në veri të Shqipërisë dhe thirreshin “malësorë” pasi  flisnin një dialekt të fortë gjë që ka vështirësuar përgjimet ndaj tyre.

Kreu i bandës ishte Gëzim Shoshi, i cili merrej me administrimin e parave për blerjen e kokainës në Hollandë, si dhe me shpërndarjen në Lombardi.

Drogën shqiptarët e fusnin në Itali përmes automjeteve të drejtuara nga korrierë të ndryshëm ku mbi çdo pako kokainë ishte e shënuar me gërma emri i qytetit apo zona ku ajo do të shpërndahej.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.