E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U kapën në ‘shtëpi bari’ në Shkodër, Gjykata liron 11 gratë e arrestuara
Publik News

U kapën në ‘shtëpi bari’ në Shkodër, Gjykata liron 11 gratë e arrestuara

Gjykata e Shkodrës ka lënë të lira 11 gra të arrestuara në një shtëpi bari në fshatin Bardhaj.

Seanca këtë të shtunë zgjati më shumë se 11 orë me radhë.

Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje.

Në burg është lënë njëra nga gratë, bashkë me dy persona të tjerë.

Ndërsa për dy persona të tjerë, gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie.

Avokatët e të pandehurve e cilësuan vendimin e gjykatës kryesisht të drejtë, ndërsa paralajmëruan se do apelojnë vendimin për personat e mbetur në burg dhe arrest shtëpie.

“Nga 16 të arrestuar, gjykata vendosi arrest me në burg për tre persona, arrest në shtëpi për dy persona, ndërkohë për 11 gra vendosi caktimin e masës së sigurimit detyrim paraqitje. Ishte një vendim shumë i drejtë në përgjithësi. Rasti tregon gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare ku 12 zonja kanë qenëdruar tre ditë në burg. Sheh vetëm dy rrugë për të mbijetuar, njëra largimi nga Shqipëria dhe tjetra është krijimi i mundësive të tilla për të siguruar bukën e gojës.Ato nuk kishin dijeni, kanë ardhur për të pastruar sherebelë por sapo kanë ardhur janë arrestuar dhe e kanë kupruar se bëhet fjalë për diçka të paligjshme.Të gjitha gratë janë liruar me përjashtim të njërës që mbeti në burg. Vendimi do apelohet për ata në arrest shtëpie dhe në arrest me burg”, u shpreh avokati Anton Kosteri.

Gjyqtare e çështjes ishte Izabela Radovani, ndërsa prokurore Albulena Kuliqi.

Operacioni u zhvillua me 12 tetor, ku u arrestuan 16 persona.

Gra nga Tirana, Kamza dhe Fushë Kruja kishin udhëtuar drejt Shkodrës për të punuar me kanabis sativa.

Ato u kapën në banesën e 31-vjeçarit Pjetër Gjoni, në fshatin Bardhaj e cila ishte kthyer në një laborator të kultivimit të bimëve narkotike.

Punën e paligjshme ua kishte gjetur 42-vjeçarja nga Tirana Danjela Hasani, e dënuar edhe 3 herë të tjera më parë po për këtë veprimtari të paligjshme.

Masat e sigurisë

1-Zef Gjoni, 56 vjeç, banues në Bardhaj, arrest shtëpie

2- Pjeter Gjoni, 31 vjeç, banues në Bardhaj, arrest në burg

3- Elvis Gjoni, 24 vjeç, banues në Bardhaj, arrest shtëpie

4- Roland Gjoni, 22 vjeç, banues në Bardhaj, arrest në burg

5- Flora Gjoni, 29 vjeçe, vanuese në Bardhaj, detyrim paraqitje

6 – Antoneta Gjoni, 55 vjeçe, banuese në Bardhaj, detyrim paraqitje

7- Danjela Hasani, 42 vjeçe banues ne Kombinat, Tirane, arrest me burg

8- Drita Cuni 45 vjeçe, banues në Kamëz, detyrim paraqitje

9-Dorentina Hoxha 34 vjeçe, banues ne Mamurras, detyrim paraqitje

10- Franga Gini 52 vjeçe, banues në Kamëz, detyrim paraqitje

11- Hurme Bafti, 47 vjeçe, banuese ne Kamez, detyrim paraqitje

12- Mimoza Hoti, 51 vjeçe, banues ne Kombinat, detyrim paraqitje

13- Elida Doku 43 vjeçe, banuese ne Fushe Krujë, detyrim paraqitje

14- Blerina Meta, 37 vjeçe, banues ne fshatin Fushë Krujë, detyrim paraqitje

15- Valbona Haka, 45 vjeçe, banuese në Fushë Krujë, detyrim paraqitje

16- Fatime Baftaj, 53 vjeçe, banues ne Kamëz, detyrim paraqitje

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.