E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U kërcënua në Facebook nga shkodrani, Policia dhe Garda marrin në mbrojtje Klement Zgurin dhe familjen e tij
Lajme

U kërcënua në Facebook nga shkodrani, Policia dhe Garda marrin në mbrojtje Klement Zgurin dhe familjen e tij

Kërcënohet kreu i KQZ-së Klement Zguri dhe familja e tij. Zguri dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje nga forcat e policisë dhe Garda.

Personi me iniciale E.P., nga Shkodra e ka kërcënuar se do ta vriste atë dhe familjen e tij.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është rrethuar sot nga forca të shumta të Policë dhe të Gardës së Republikës, pas kërcënimit me jetë që ka marrë sot kryetari i KQZ-së, Klement Zguri dhe familja e tij.

Efektiv policie janë vendosur në portën kryesore të KQZ-së, ndërkohë që dy gardistë qëndrojnë tek shkallët e Institucionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

 

Ndërsa tre efektiv të Gardës së janë pozicionuar para derës së zyrës së kreut të KQZ-së.

Gazetari i “Panorama” bën të ditur se gardistët që e kanë marrë në mbrojtje qëndrojnë në katin e dytë të KQZ-së, ndërkohë që në foto, shihet Klement Zguri teksa hynë në mbledhjen e radhës, ku pas tij është truproja personal. Ndërkohë që edhe gjatë mbledhjes së KQZ-së kanë qëndruar brenda sallës dy efektiv të Gardës.

Burime të Panorama bënë të ditur se Klement Zguri ka marrë kërcënime shumë serioze dhe se familja e tij është marrë në mbrojtje.

Gjithçka ka nisur dje pas mbledhjes së KQZ-së, ku Zguri kërkoi hapjen e kutive të 30 qershorit, por kërkesa e tij u rrëzua nga 4 anëtarët e zgjedhur nga Partia Socialiste në KQZ. Pas kësaj mbledhje Klement Zguri mësohet se ka marrë kërcënime me jetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.