E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U kërcënuan nga drejtuesit e shkollës, studentët e Shkodrës rrethojnë gjimnazin `28 Nëntori`
Lajme

U kërcënuan nga drejtuesit e shkollës, studentët e Shkodrës rrethojnë gjimnazin `28 Nëntori`

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur edhe qytetin e Shkodrës të përfshirë nga protesta e studentëve të Universitetit Luigj Gurakuqi.

Ashtu siç ishte paralajmëruar me ata do të bashkoheshin edhe gjimnazistët të cilët e kanë mbajtur fjalën dhe janë grumbulluar përpara shkollave. Por një “incident” duket se ka ndodhur me nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori” të cilët janë kërcënuar nga disa mësues dhe veçanërisht drejtuesit e shkollës se nëse do të bashkoheshin me protestën e studentëve, do të përjashtoheshin nga shkolla.

Pasi studentët kanë mësuar këtë lajm janë nisur në bllok drejt këtij gjimnazi, duke e rrethuar dhe hedhur parulla; Turp, turp, lërini nxënësit të protestojnë se nesër edhe ata do të jenë studentë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.