U LA NË BURG, NJËRI PREJ ‘GRABITËSVE’ TË RINASIT ANKIMON VENDIMIN
38-vjeçari Oltion Veseli, i akuzuar si një ndër grabitësit e Rinasit, ka ankimuar masën “arrest me burg”.
Veseli mohon të jetë përfshirë në grabitjen e miliona eurove, ndërkohë që pretendon se Gjykata e dënoi në mungesë të provave dhe fakteve
Ankimimin e tij Veseli e ka depozituar në Gjykatën e Apelit.
Ndërkohë kujtojmë se dy ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën “arrest me burg” për 38-vjeçarin nga Kruja, për 25-vjeçarin Renaldo Sula dhe për 28-vjeçarin Saimir Çela.
Gjuithashtu Gjykata la në burg edhe Alkond Bengasin, i cili pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke pohuar se ka qenë ai që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’.
Bengasit i ëshë dhënë statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë në këmbim të informacioneve të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



