E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U la në fuqi vendimi i pezullimit nga detyra
Lajme

U la në fuqi vendimi i pezullimit nga detyra

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën pezullim nga detyra për gjyqtarin Luan Daci, i cili  akuzohet për falsifikim dokumentesh.

 

Pas seancës kanë reaguar avokatët e gjyqtarit, Jordan Daci dhe Andi Dura, të cilët thanë se do të ankimojnë vendimin e SPAK për pezullimin nga detyra të gjyqtarit.

Avokati Jordan Daci është shpreher se mbi gjyqtarin e KPA-së nuk ekziston asnjë vepër penale.

“Nuk mund të pezullohet dhe këtë mund ta bëjë vetëm kushtetuesja. Ai kishte detyrim të deklaronte atë që i thotë formulari dhe ai nuk ka dhe nuk ka pasur masë në fuqi. Kjo vepër penale nuk ekziston.

Ai nuk ka asnjë lloj vepër penale. Nuk ka pasur dhe nuk ka masë në fuqi. Kemi kërkuar procesverbalin, që fatkeqësisht nuk ekziston. Problemi nuk ka të bëjë me faktin se cfarë unë pretendoj të jem, por me atë se cfarë të tjerët thonë se jam. Vendimin do ta anikojmë. Jemi besimplotë se keqkuptimet do të sheshohen”, thanë avokatët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.