E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U mashtruan për rrugën e fshatit, banorët e Lubonjës bllokojnë punimet e TAP
Lajme

U mashtruan për rrugën e fshatit, banorët e Lubonjës bllokojnë punimet e TAP

Mëngjesi i së mërkurës i ka gjetur në protestë banorët e Lubonjës. Ata kanë bllokuar rrugën dhe nuk lejojnë mjetet e TAP të vijojnë punimet pasi kërkojnë nga kompania që të shtrojë rrugën e fshatit.

“Kemi dy vite që mashtrohemi nga TAP. As shteti s’ka bërë asnjë gjë. Jetojmë si në mesjetë. Jemi zonë shumë e varfër. Në raste sëmundjesh apo dhe fëmijët në shkolle duhet të paguajmë automjetin 30 mijë lekë që të shkojmë në Korçë. Nuk e përballojmë dot” shprehen banorët, shkruna ora news.

Banorët  paralajmërojnë se do të flenë në rrugë dhe nuk do të ndalin protestat nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet.

“Deri sa të plotësohet kërkesa jonë. Bëhet fjalë për 6 km. Jemi rreth 600 banorë që jetojmë si në mesjetë” thonë banorët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.