E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U merrnin ryshfet bizneseve/Gjykata vendos për zyrtarin e PS dhe kolegun e tij
Lajme

U merrnin ryshfet bizneseve/Gjykata vendos për zyrtarin e PS dhe kolegun e tij

Gjykata la dje në burg dy inspektorët tatimorë të Drejtorisë së Përgjithshme, të cilët gjobisnin bizneset e mëdha në Durrës, me shuma deri në 2 milionë lekë të vjetër. Artan Kroj, 37 vjeç, dhe Gentian Elezi, 29 vjeë, u arrestuan për mitmarrje nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Durrësit. Gjykata e këtij rrethi vendosi dje si masë sigurie për dy të arrestuarit, atë të ‘Arrestit me burg’.

Ndonëse ata kanë mohuar akuzën e ngritur, duke pretenduar se nuk kishin lidhje me gjobëvëniet ndaj bizneseve, Gjykata vendosi t’i lërë ata në burg deri në përfundim të hetimeve, duke u mbështetur në provat e paraqitura nga ana e Prokurorisë. Sipas burimeve, dy inspektorët janë mbajtur në përgjim për një periudhë rreth 3 muaj, pasi në Policinë e Durrësit është paraqitur për të denoncuar një biznesmen, i cili ka akuzuar Krojn dhe Elezin se i kishin kërkuar një shumë të madhe parash në këmbim që të mos i mbyllnin aktivitetin.

Dyshohet se dy inspektorët e mësipërm, në bashkëpunim edhe me shtetasin tjetër me iniciale P.H., 43 vjeç, synonin bizneset e mëdha të Durrësit (hotele, restorante e lokale). Pasi shkonin për kontroll që nga Tirana, ata dyshohet se u bënin presion bizneseve t’u jepnin shuma të ndryshme parash, në të kundërt do t’u mbyllnin aktivitetin.

tatimet

Dy Inspektorët e Hetimit Tatimor do të vijojnë të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve, ndërsa kanë të drejtë të apelojnë vendimin brenda harkut të dhjetë ditëve, duke nisur nga dje. Inspektorët akuzohen për “Korrupsion pasiv dhe aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” si dhe “Shpërdorim të detyrës”.

Ata u arrestuan nga Policia e Durrësit pas një hetimi proaktiv 3-mujor. Policia bëri të ditur pas arrestimit të tyre se në bashkëpunim edhe me një inspektor tjetër të shpallur në kërkim, shpërdoronin detyrën dhe u merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lekë, për çdo rast në bizneset që inspektonin.

Artan Kroj, kryetari i PS-së në njësinë Nr. 3 në Tiranë

Artan Kroj, kryetari i PS-së në njësinë Nr. 3 në Tiranë

“”Nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi proaktiv 3-mujor për veprat penale ‘Korrupsion pasiv personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘Korrupsion aktiv i personave që ushtojnë funksione publike’ dhe ‘Shpërdorim të detyrës’, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Gentian Elezi, 29 vjeç, banues në Tiranë, Artan Kroj 37 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H. 43 vjeç”, bëri të ditur Policia. Për rastin në fjalë, Policia e Durrësit u akuzua nga opozita për fshehje të ngjarjes, pasi, sipas saj, inspektori Kroj është eksponent i rëndësishëm i PS-së dhe person me precedent penal. “Artan Kroj, kryetari i PS-së në njësinë Nr. 3 në Tiranë, drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, mik i deputetes Klotilda Bushka, është arrestuar për korrupsion dhe gjobëvënie ndaj bizneseve, por ngjarja po fshihet me urdhër politik”, denoncoi PD.

Partia Demokratike vijoi më tej me akuzat, duke deklaruar se: “Artan Kroj nuk duhet të ishte fare në administratë, sepse ai rezulton i dënuar me 7 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge në Greqi në vitin 2004, me emrin Marjels Kroj”. Një ditë pasi PD denoncoi rastin, Policia e Durrësit njoftoi arrestimin e e tyre dhe bëri të ditur rezultatet e aksionit që vinte pas një hetimi disamujor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.