E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U mor i pandehur, kreu i PD-së s’tërhiqet: Do ketë garë për kryeministër, cilido që dëshiron të vijë të sfidojë Sali Berishën
Lajme

U mor i pandehur, kreu i PD-së s’tërhiqet: Do ketë garë për kryeministër, cilido që dëshiron të vijë të sfidojë Sali Berishën

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga kandidimi për kryeministër i vendit në zgjedhjet parlamentare të 2025, pavarësisht se sot (11 Shtator) u mor i pandehur nga SPAK për çështjen Partizani.

Kryedemokrati u shpreh se “pas fitores së zgjedhjeve do të ketë një garë për kryeministër, cilido që dëshiron të vijë të sfidojë Sali Berishën”.

Berisha shprehu bindjen se Partia Demokratike do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare.

“Unë kam dhënë një përkufizim, pas fitores së zgjedhjeve do të ketë një garë për kryeministër, cilido që dëshiron të vijë të sfidojë Sali Berishën”, tha ai.

Pyetjes “Në zgjedhje jeni ju kandidat?”, Berisha iu përgjigj:“Padiskutim, padiskutim dhe i fitores. S’ka diskutim ajo”.

Gjithashtu Berisha u pyet nëse do të shkojë në GJKKO pas marrjes si i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, ai u shpreh se: “Jam paraqitur në SPAK, është hera e dytë. Jam hetuar 3 vite pa u thirrur, kur më thirrën kam ardhur. Masat ndaj meje i vendosëm pa më thirrur.”

Pjesë nga deklarata:

Vizitova pjesën muzeale të Skapit.

Në pjesën muzeale të Skapit gjendej ora 400 mijë e 600 euro e qëndisur me diamante, dhurata e Edi Ramës.

Gjendej fotografia.

Gjendej fotografia e Amant Josifit për meritat e tij në spekulimin dhe mashtrimin botëror.

Gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milion euro për pyetjen që nuk i bëri.

Gjendej Taulant Balla, i cili po merrte shpërblimin e Suel Çelës për shpërblimin e vrasësve të Lulzim Kullës.

Gjendeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe u bëjnë forma më të neveritshme presioni, duke përdorur dokumente antiligjore për t’i mbajtur peng ata.

Gjendeshin dokumente nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra, të cilat i ruante Dumani në kasafortë. Tregojnë që është një delinkuente e dënuar.

Gjendeshin 100 milionë euro të Edi Ramës dhe Beqës.

Gjendeshin 300 milionë euro të Vilma Nushit që i ndan me Edi Ramën.

Gjendeshin 4 miliardë euro të Edi Ramës dhe Alabarit.

Kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri. Organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.