E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U përfshi në skandalin e audio-përgjimit, Agaçi relaksohet  në plazh
Publik News

U përfshi në skandalin e audio-përgjimit, Agaçi relaksohet në plazh

Këtë javë, një nga lajmet që bëri më shumë bujë ishte publikimi i një audio-përgjimi ku dëgjohej një bisedë me Denar Bibës, kryetar i KQZ-së dhe Ledi Biankut, gjykatës pranë Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Biba thoshte ndër të tjera në atë telefonatë se kishte porosi nga Engjëll Agaçi për të ndërhyrë në çështjet e gjyqeve me pronat që ish-pronarët kanë çuar në Strasburg.

Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit, Agaçi dhe Biba kanë qenë në qendër të akuzave nga opozita këtë javë. Por, mesa duket, ky fakt nuk e ka shqetësuar fare Agaçin. Ai është fotografuar në plazhin e Dhërmiut, në shezlongët luksozë dhe të shtrenjtë, teksa bën plazh me bashkëshorten e tij. Qetësinë ta shton fakti se në një vend si i yni, tashmë dihet, çudia më e madhe tri ditë zgjat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.