Komisioni i Ekonomisë, po shqyrton sot vendimin e qeverisë për pezullimin nga detyra si anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërisë, të Arben Malajt. Prezent në Komision ishte edhe vetë ish-ministri i Financave, i cili thotë se akuzat e deputetëve të ngritura në adresë të tij nuk qëndrojnë.
Për Malajn vendimi i kryeministrit Edi Rama është vendim “sulltanor”, ndërsa thekosi se ka shërbyer me dinjitet dhe kjo e bën të ndihet krenar para opinionit publik shqiptar.
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, tha se beteja e tij nuk mbaron këtu, por do të kërkojë të drejtën deri në Gjykatën e Strasburgut.
“Neodiktaurat janë një rrezik i madh dhe ato po shfaqen në vendet ish-komuniste. Në përvojat e mia politike kam besuar dhe kam aplikuar faktin se transparenca është aleati më i madh i demokracisë, ndërsa ndarja e pushtetit është kolona strukturore.
Gjatë 28 viteve gjatë ballafaqimit publik, i kam shërbyer publikut me integritet maksimal dhe akuzat tuaja janë të thjeshta për t’u hedhur poshtë. Kontributi im më bën krenar. Në atë copë letër thoni se i gjithë bordi nuk është aktiv sa i takon rritjes së kredibilitetit të Bankës së Shqipërisë. Unë nuk dua që të paralizohet bordi. I injoroj akuzat politike”-tha Malaj.