E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U plagos në aksidentin e 5 ditëve më parë, humb jetën vajza e re
Lajme

U plagos në aksidentin e 5 ditëve më parë, humb jetën vajza e re

Ndërron jetë në spital 24-vjeçarja, e cila ishte plagosur, pas aksidentit të rëndë në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, i cili ndodhi në 8 prill 2024.

Në lidhje me këtë aksident tragjik, policia njoftoi se ka ndaluar shoferin e automjetit, Jetmir Dacin. Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur 4 shtetas, mes të cilëve edhe 24-vjeçarja, që humbi jetën 5 ditë pas aksidentit.

I arrestuari, 44-vjeçari nga Peshkopia,  me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi.

Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet).

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.