U plagos në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 17-vjeçari
U plagos në qendër të Fierit, vdes në spital 17-vjeçari
Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë në qendër te qytetit te Fierit. Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike një prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një 17-vjeçar.
I mituri u dërgua në spital por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia për motivin e sherrit dhe identitetin e personave të përfshirë në sherr dhe që ka mbetur viktimë e këtij sulmi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



