E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U plagos në Rrilë nga një atentat, gjykata i cakton masën “arrest me burg” në spital
Lajme

U plagos në Rrilë nga një atentat, gjykata i cakton masën “arrest me burg” në spital

Agron Puka, 54-vjeçari i cili mbeti i plagosur nga përplasja me armë zjarri mëngjesin e së mërkurës në Rrilë të Lezhës, do të qëndrojë në burg pa afat. Ai u njoh me masën e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim që prej ditës kur ndodhi ngjarja.

Në deklarimet e tij para togave të zeza, 54-vjeçari mësohet të ketë thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi tre përsona i kishin zënë pritë sapo la fëmijët në shkollë.

Ngjarja ndodhi para shkollës 9-vjeçare “Marash Gjoni” në Rrilë, ku fillimisht u raportua për atentat me armë zjarri ndaj 54-vjeçarit Agron Puka i cili mbeti i plagosur. Por pas veprimeve të thelluara hetimore, rezultoi se dhe vetë shënjestra ka qëlluar në drejtim të tre autoreve të dyshuar Vinçens Tuku, Amarildo Kola dhe Kevin Ndoka të cilët janë shpallur në kërkim policor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.