E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U plagos nga kolegu/ Ndërron jetë efektivi në Dibër
Lajme

U plagos nga kolegu/ Ndërron jetë efektivi në Dibër

Ka ndërruar jetë efektivi i plagosur nga kolegu i tij në Spitalin Rajonal të Dibrës.

Ardian Roçi u plagos për vdekje me armë zjarri nga kolegu i tij Naim Muliu, pas një konflikti mes tyre.

Në momentin e konfliktit, efektivët po ktheheshin nga një drekë që kishin konsumuar së bashku në Dibër të Madhe. Ndonëse drejt Dibrës u nis një helikopter nga Tirana për transportimin e të plagosurit, ky i fundit nuk arriti tu mbijetojë plagëve të marra, dhe ka ndërruar jetë në spital.

I ndjeri Ardian Roçi, ishte specialist IT në Drejtorinë e Policisë Rajonale të Dibrës.

Kujtojmë se autori i ngjarjes Naim Muliu, është vetëdorëzuar në polici, ku është arrestuar nën akuzën, “plagosje e rëndë me dashje”, akuzë që pritet të rëndohet pas humbjes së jetës së kolegut, Roçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.