E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U plagosen  nga maskat, po i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin e Traumës
Publik News

U plagosen nga maskat, po i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin e Traumës

Policia e Tiranës ka marrë në pyetje vajzën e çiftit të biznesmenëve që mbetën të plagosur mbrëmjene sotme gjatë një tentative grabitjeje në banesën e tyre.

Dejzi Laze dyshohet se është dëshmitarja kryesore e ngjarjes pasi në momentin e përplasjes ka qenë së bashku me prindërit e saj, Petrit dhe Afërdita.

Këta të fundit po i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin e Traumës pasi janë në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, grabitësit kanë pasur informacion se nuk do të kishte njerëz në banesë, por u diktuan më pas nga të zotët e shtëpisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Njazi Meka”, rreth orës 21:40, ndërsa krismat janë dëgjuar në të gjithë zonën duke krijuar panik edhe tek banorët e tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.