E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U plagosën rëndë nga grabitësit, identifikohet çifti i bashkëshortëve
Publik News

U plagosën rëndë nga grabitësit, identifikohet çifti i bashkëshortëve

Petrit dhe Afërdita Laze janë çifti i bashkëshortëve që mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme në Allias, nga dy persona të cilët tentuan të grabisnin banesën e tyre.

Mesohet se çifti jetonin së bashku me dy fëmijët e tyre, ndërsa grabitësit janë futur në vilë, pasi kishin informacione se ata nuk ndodheshin në banesë.

Në momentin ku ata janë diktuar nga pronarët e shtëpisë, ka pasur një përleshje mes grabitësve dhe çiftit Laze dhe gjendur në këto kushte, grabitësit kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe janë larguar më pas, ku mendohet se janë ndihmuar edhe nga një i tretë që i priste me automjet.

Deri më tani janë 15 persona që janë shoqëruar në komisariat, ku po japin dëshminë e tyre rrethana asaj që kanë parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.