E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U pushua nga puna, ish-presidentja e Grammy padit Akademinë: Jam ngacmuar seksualisht
Publik News

U pushua nga puna, ish-presidentja e Grammy padit Akademinë: Jam ngacmuar seksualisht

Deborah Dugan tha në padi se u pushua padrejtësisht pasi ngriti akuzat për ngacmim seksual dhe parregullsi në nominimet Grammy.

Padia e ngritur në Equal Employment Opportunity Commission (EEOC) vjen vetëm disa ditë para se të mbahet 62 vjetori i ndarjes së çmimeve Grammy dhe pak ditë pasi Dugan u pushua nga puna për sjellje të keqe.

Dugan pretendoi se u hoq nga posti vetëm 3 javë pasi i dërgoi një email drejtorit të menaxhimit të burimeve njerëzore  ku i renditi një numër akuzash bombë ndaj organizatës dhe drejtimit të saj të mbizotëruar historikisht nga burrat.

“Vendimi për pushimin e Dugan është shenjë hakmarrje ndaj ankesave të saj dhe u shoqërua me kërcënime në rast se ajo do vazhdonte me këmbëngulje ndaj pretendimeve kundër Akademisë,”– thuhet në padi.

Padia pretendon se Dugan ishte subjekt i ngacmimeve seksuale.

Gjithashtu përfshin pretendime për diskriminim të paligjshëm gjinor, hakmarrje të paligjshme dhe pagë të pabarabartë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.