U qëllua me armë zjarri, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja
Një ngjarje e rëndë tronditi sistemin e drejtësisë pasditen e së hënës, kur gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit.
Mësohet se autori i dyshuar është Elvis Shkambi, i cili hapi zjarr në sallën e gjyqit duke vrarë gjyqtarin Kalaja dhe plagosur dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ndodheshin gjithashtu në sallë në momentin e sulmit.
Ngjarja ka shkaktuar shok dhe panik në ambientet e gjykatës dhe ka ngritur seriozisht pyetje mbi sigurinë në institucionet e drejtësisë.
Kush ishte gjyqtari Astrit Kalaja?
Astrit Kalaja ishte një figurë e njohur në sistemin gjyqësor shqiptar, me një përvojë prej 18 vitesh në drejtësi. Ai ishte anëtar i Gjykatës së Apelit dhe për herë të tretë i zgjedhur si anëtar i Kolegjit Zgjedhor, një prej institucioneve më të rëndësishme për çështjet elektorale në vend.
I lindur në Shkodër, Kalaja ishte diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1993 dhe menjëherë pas përfundimit të studimeve ishte emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës.
Në vitin 2019, ai u rikonfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke kaluar me sukses procesin e Vettingut, që vlerëson pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



