E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U raportua i vdekur, ministria e SHËNDETËSISË njoftim të dytë: Ishte vdekje klinike
Publik News

U raportua i vdekur, ministria e SHËNDETËSISË njoftim të dytë: Ishte vdekje klinike

61-vjeçari i raportuar si viktima e pestë nga CoVid 19 nuk ka vdekur.

Lajmin e bën me dije ministria e Shëndetësisë e cila e raportoi të vdekur por përmes një njoftimi të dytë hedh poshtë këtë duke pohuar se:

“Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë! Pas pak mjekët në një prononcim”.

61-vjeçari i raportuar i vdekur është Skënder Kurti, ish-kampion boksi.

Çfarë lajmëroi më parë Ministria e Shëndetësisë:

COVID-19/ Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 61-vjeçar, viktima e 5 me COVID-19

Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

61-vjeçari është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.