E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U shpall i zhdukur një ditë më parë
Publik News

U shpall i zhdukur një ditë më parë

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për 40-vjeçarin Rrapush Çeça, i cili u shpall i zhdukur një ditë më parë, pas denoncimit të familjarëve. Mësohet se 40-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, tha Policia.

Panorama mësoi nga dëshmitë e familjarëve se një ditë më parë, ai ishte larguar për në spital pasi nuk ishte ndjerë mirë. Por më pas të afërmit kishin humbur kontaktet me të dhe telefoni rezultonte i fikur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Shijon, shtetasi Rr.Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ky shtetas ishte shpalluar në kërkim nga Komisariati i Policisë Elbasan mbrëmjen e djeshme, për largim nga banesa pasi kishin bërë kallzim familjarët se kishin humbur kontaktet me këtë person.

Grupi hetimor po vijon punēn për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të tij.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.