E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U shpallen të humbura tre vajzat  nga Maqellara, gjenden në Tiranë
Lajme

U shpallen të humbura tre vajzat nga Maqellara, gjenden në Tiranë

Janë gjetur shëndoshë e mirë vajzat nga Maqellara që kishin humbur kontaktet me familjen disa orë më parë. Alarmi për zhdukjen e tyre erdhi në orët e pasdites në Policinë e Maqellarës. Pas shpalljes në kërkim, është bërë e mundur gjetja e tyre në Tiranë, të cilat janë shoqëruar në Komisariatin nr.1.

Të miturat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merren në pyetje në prani të psikologut.

Njoftimi:

Dibër/ Me datë 22.01.2023, rreth orës 19.30, në Postën e Policisë Maqellarë janë paraqitur dhe kanë bërë kallzim shtetasit :

L.P., dhe M.H., të cilët kanë deklaruar se janë larguar nga banesa pa adresë tre vajzat e tyre të mitura. Menjëherë është bërë shpallja në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe veprimeve të mirë koordinuara me shërbimet e DVP Tiranë, është bërë e mundur gjetja e tre shtetasve të mitura në Tiranë, të cilat janë shoqëruar nga Policia në Komisariatin nr 1.

Të miturat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po meren në pyetje në prani të psikologut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.