E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U shtir si infermiere dhe i mori 8 milionë lekë familjarëve të pacientëve me Covid
Publik News

U shtir si infermiere dhe i mori 8 milionë lekë familjarëve të pacientëve me Covid

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen për Tire Alldervishin, ish-sanitaren e Spitalit “Shefqet Ndroqi”.

1

Për gjykim do të dërgohen edhe infermieret e Spitalit Covid-2, që dyshohet të jenë pjesë e skemës së korrupsionit, dhe që përballen me akuzat për “shpërdorim detyre dhe mashtrim”.

Sjellim në vëmendje që Tire Alldervishi, duke u shtirur si infermiere, dyshohet se i mori 8 milionë lekë familjares së një pacienteje të infektuar me koronavirus në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ishte denoncimi i vajzës së një pacienteje me Covid, që çoi në pranga sanitaren e spitalit,

Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar një skemë më e gjerë mashtrimi. Bashkë me Tire Alldervishin, u arrestuan edhe dy infermiere të Spitalit “Shefqet Ndroqi”,  Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi të akuzuara si bashkëpunëtore në korrupsion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.