E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U vetëdorëzua pasi qëlloi me plumb në kokë efektivin e ‘Shqiponjave’, flet Azgan Mërnica: Nuk jam penduar që e vrava!
Lajme

U vetëdorëzua pasi qëlloi me plumb në kokë efektivin e ‘Shqiponjave’, flet Azgan Mërnica: Nuk jam penduar që e vrava!

Është zbardhur dëshmia e 23-vjeçarit Azgan Mernica, i cili u vetëdorëzua në polici mbërmjen e djeshme pas dy ditësh në arrati. Azgan Mërnica vrau me plumb në kokë efektivin e Shqiponjave, Novruz Cenalia mesditën e 13 Majit në fshatin Baltëz të Fierit.

Burime bëjnë me dije 23-vjeçari ka deklaruar se gjithçka ka qenë momentale.

Agzan Mernica ka rrëfyer gjithashtu se po udhëtonte me makinë së bashku me nënën e tij dhe teksa po kalonte në një rrugë në fshatin Baltëz është ndeshur me makinë në rrugë me policin Nevruz Cenalia.

Sipas 23-vjeçarit në një moment ka kuptuar dhe ka parë që polici ia ka bërë me dorë, ndërsa ka menduar që e ka sharë dhe ofenduar.

“Kam menduar që më shau dhe ofendoi dhe prandaj kam ndaluar të sqarohem dhe ka nisur sherri”, tregoi ai, duke shtuar se në këtë moment ka dalë jashtë makinës për t’u sqaruar dhe ka parë që polici ka afruar dorën te arma e shërbimit.

I riu ka deklaruar se ka qëlluar duke menduar se do ta vriste efektivi i pari, pasi sipas 23-vjeçarit Novruz Cenalia kishte afruar dorën te arma e shërbimit.

Viktima dhe autori janë përplasur me njëri tjetrin fizikisht, më pas 23-vjeçari ka deklaruar se ka patur një konflikt mes tyre.

“Patëm konflikt, më shau e shava, nxorëm armët të dy e qëllova i pari, nuk jam bërë pishman për atë që bëra”, shprehet autori.

Dëshmia e autorit e krimit është marrë me rezerva nga grupi hetimor dhe do të ripyetet sërish.

Zbulohet itinerari që ka ndjekur Azgan Mërnica, pasi qëlloi me armë efektivin e ‘Shqiponjave’.

Policia e Fierit bën me dije se autori i vrasjes së punonjësit të policisë së Fierit gjatë gjithë kohës që ka qenë i fshehur është strehuar në pyllin e Semanit, 7 kilometra në perëndim të fshatit Sulaj, ku dhe banonte autori.

Mbrëmjen e djeshme 23 vjeçari Azgan Mërnica është afruar në banesën e tij në fshatin Sulaj, ku nga pylli deri në banesën e tij ka ardhur me këmbë, ku dhe ka kërkuar tek familjarët e tij të dorëzohej.

Ndërkohë që në momentin e dorëzimit, siç duket dhe nga pamjet, ai ka patur mundësi të ndërrohej në banesën e tij deri sa ka mbërritur policia e cila e ka shoqëruar në komisariatin e Fierit.

Azgan Mërnica është pyetur dhe për armën, gjë për të cilën është shprehur se nuk e mbante mend ku e kishte hedhur për shkak se ka qenë i lodhur.

Po ashtu tregon momentin që përplasja ka ndodhur me efektivin e policisë për shkak të kalimit në rrugë dhe në gjaknxehtësi e sipër ka nxjerrë pistoletën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.