U vetëplagos me armën e shërbimit, ndërron jetë polici i burgut të Burrelit
Ka ndërruar jetë efektivi i burgut të Burrelit, i cili u vetëplagos me armën e shërbimit.
Mëngjesin e 26 shkurtit rreth orës 7:00, 54-vjeçari Sinan Kazhani tentoi t’i japë fund jetës duke u plagosur me armë zjarri.
Ai u transportua për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe pas 5 ditëve humbi jetën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



