E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U vodh   posta e prokurorisë në Durrës, ja çfarë dokumentesh ishin
Publik News

U vodh posta e prokurorisë në Durrës, ja çfarë dokumentesh ishin

Pas grabitjes së bujshme të postës sekrete të organit të akuzës së Durrësit kanë dalë edhe detajet e para të asaj se çfarë ka patur në çanten e tij postieri i prokurorisë  kur ai u grabit dhe dokumentet që u zhduken bashke me autorët e maskur.

Sopas burimve nga organzi I kazura bërë publike ne media, dokumentet e prokurorisë që u grabitën dje janë akte ekspertimi për drogë dhe raporte mjekoligjore.

Në një reagim të ditës së djeshme pak orë pas grabitjes prokuroria doli në një prononcim për median për të nënvizuar se përmbajtja e akteve të marra nuk cënon hetimin për ndonjë nga çështjet dhe nuk ka patur materiale të cilat klasifikohen si Sekret Shtetëror.”

Ndërkohë në një reagim gjatë pasdites së djeshme deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ngriti dyshime se posta e grabitur mund të kishte lidhje me cështjen hetimore në ngarkim të kreut të bashkisë apo edhe trafikun e drogës nga porti i Durrësit.

Ngjarja iu regjistrua rreth orës 10.30 të 8 majit,  pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ku dy persona i kanë marrë korrierit të postës së Prokurorisë çantën ku ndodheshin disa materiale që ai sapo i kishte tërhequr nga posta. Postieri mësohet se ka qenë duke lëvizur në këmbë nga posta qëndore drejt prokurorisë së Durrësit që ndodhet rreth 100 metra me tutje në kohën kur është sulmuar pranë Sheshit Pranvera. Autorët, sipas burimeve mbanin veshur kapele dhe syze të errëta janë larguar me shpejtësi në këmbë. Me grabitjen e kësaj të marte shënohet rasti i dytë i ngjashëm pas atij në ndodhur në Tiranë në vitin 2004.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.