E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U vra në atentatin e ‘Astirit’, del FOTO e Armando Dumanit
Lajme

U vra në atentatin e ‘Astirit’, del FOTO e Armando Dumanit

Personi që shihni në foto është Armando Dumani 25 vjeç, i vrarë në atentatin e mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit.

Dumani ishte pasgjer në automjetin ‘Audi’ me targa AB 008 EH me ngjyrë të bardhë, që drejtohej nga miku i tij Erigers Mihasi.

Ata u qëlluan me breshëri arme zjarri automatike te vendi i quajtur ‘Dy rrathët’ në ‘Unazën e Re’. Drejt viktimave u qëllua nga një automjet në lëvizje. Autorët mësohte se u larguan drejt ish-sheshit ‘Shqiponja’ duke humbur gjurmët.

Pak më vonë u gjet nje makinë e djegur në Thumanë në të cilën u gjeten dy armë kallashnikov dhe që dyshohet se është makina e përdorur ne ekzekutimin e dy të rinjëve në Astir.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.