U vra në “derë të shtëpisë”, detaje nga ekzekutimi i “Manecit” të Sukthit
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 48-vjeçarit Arben Mërkuri Ismaili, i njohur ndryshe me pseudonimin “Maneci”.
Ismaili është hetuar për shumë ngjarje të rënda ku dyshohej si protagonist, mes të tjerave edhe për vrasje të dyshuara për figura të spikatura të krimit, por asgjë nuk është e dokumentuar.
Kamerat e sigurisë afër vendit ku ndodhi vrasja në Sukth, kanë fiksuar makinën me të cilën autorët u larguan pas krimit.
Ata dyshohet se janë të vjedhura, një skemë tipike kjo në krime të këtyre përmasave. Sipas dëshmitarëve, një makinë luksoze ngjyrë gri ka ndaluar para lokalit të viktimës.
Në të ndodheshin dy persona. Njëri ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa thuhet se ka qenë i maskuar. Pasi kanë kryer ekzekutimin e Ismailit, makina është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Pista që po heton policia është ajo e konflikteve nga e kaluara e dyshuar kriminale e viktimës, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur edhe konflikte së fundmi.
Viktima ka qenë me precedentë penalë dhe kohët e fundit dyshohet se ishte bërë pjesë e një grupi kriminal që vepron në Durrës.
Më herët ai ka qenë pjesë e bandës së njohur të “Rrumit”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



