U vra në godinat e Top Channel, kush ishte roja që punonte natën për bukën e gojës


Sulmi me armë ndaj Top Channel solli një viktimë të pafajshme i cili është Pal Kola, 60-vjeçari shumë të thjeshtë i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira.
Fati nuk u tregua i drejtë me Kolën, i cili për të shkuar në punën e tij ku punonte si roje, i duhej që çdo ditë të bënte në këmbë kilometra të tërë, pasi banesën e kishte larg nga rruga kryesore.
Por burimet bëjnë me dije se i ndjeri kishte nisur pune prej 6-muajsh në Top Channel, çdo natë ai shkonte në punë, madje edhe për festat. Ai ishte çdo ditë në sfidë për të siguruar bukën e gojës për dy vajzat dhe djalin e tij. Ky i fundit punon në Itali. Viktima ishte njeri shumë i qetë dhe nuk krijonte konflikte.
Djali i jeton në Itali, ku kishte ikur për të punuar dhe për të siguruar një jetë më të mirë. Të tre fëmijët të pa martuar. Njëra nga vajzat e divorcuar dhe ka një djalë. Tani jeton tek familja e vet. Me origjinë nga Puka dhe jeton në Sharrë mbi 25 vjet.
Ende nuk dihet me çfarë motivi autorët qëlluan pa mëshirë me kallashnikov duke e lënë të vdekur në vend punonjësin e sigurisë.

Ne foto:
1)-Foto e Pal Koles marre nga karta e ID e publikuar ne facebook-un tim, duke i vendosur siper logon e ekskluzivitetit te shqiptarja.com
2)-Foto e ID publikuar e plote ne faqen time duke i fshire numrin e identifikimit unik, edhe pse ne fakt patronazhistet tashme i kane bere publike per gjithe dynjane…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



