U vra në Rinas, si e kishte ndryshuar drastikisht pamjen Gilmando Dani
Gilmando Dani, 47 vjeç, një ndër figurat më të njohura të botës së krimit në Tiranë dhe krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, u ekzekutua pasditen e të martës në një atentat mafioz pranë aeroportit të Rinasit. Ai u prit nga vrasës profesionistë sapo shkeli tokën shqiptare, në një zonë që duhet të konsiderohej ndër më të sigurta në vend.
Pas daljes nga burgu në tetor 2024, ku shlyeu një dënim 12-vjeçar për shantazh dhe gjobëvënie ndaj biznesmenit Ylvi Beqja, Dani kishte ndryshuar dukshëm pamjen e tij. Djali shtatlartë dhe i imët, më flokët e rënë dhe më shëndetshëm, po përpiqej të ndërtonte një jetë të re, ndërsa paralelisht mori drejtimin e grupit kriminal.
Sipas raportimeve, Dani ishte fejuar me një arkitekte dhe kishte një profil të ulët publik. Për lëvizjet e tij kujdesej një punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, institucioni që kontrollon Policinë e Shtetit, gjë që tregon se ai kishte një nivel mbrojtjeje dhe organizimi të lartë.
Fotografia e fundit e Daniut i përket periudhës pas lirimit nga qelia, kur po aplikonte për pasaportë biometrike në vitin 2024. Pamjet e tjera që qarkullojnë online e tregojnë viktimën në gjyqin maratonë kundër grupit Shullazi, në vitin 2015, duke kujtuar rrugën e gjatë të tij në botën e krimit.
Atentati i sotëm nuk lë vend për dyshime: vrasësit e pritën dhe e qëlluan në një zonë të mbipopulluar, duke treguar profesionalizmin e tyre dhe nivelin e rrezikshmërisë së krimit të organizuar në Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


