E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U vra në sy të gruas në Ekuador, ja kush është Arjanit Rizaj
Lajme

U vra në sy të gruas në Ekuador, ja kush është Arjanit Rizaj

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Arjanit Rizajt në Ekuador.

Mësohet se viktima ishte bashkë me gruan dhe të afërm të saj kur iu bë atentat.

Së bashku e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë dërguar në krahë në urgjencën e spitalit, por mjekët nuk i kanë hapur dyert, ndaj është dashur ta çojnë në një klinikë private ku ka ndërruar jetë pak minuta pas shtrimit.

Ky është Arjanit Rizaj, shqiptari që u qëllua për vdekje brenda automjetit të tij që e kishte parkuar pranë urgjencës së spitalit Luis Vernaza në Guayaquil, Ekuador.

FOTO/ Iu bë atentat, Ky është shqiptari që u ekzekutua

Viktima ndodhej brenda makinës me targë GSM-2390 kur u sulmua nga dy persona që mbërritën në vendngjarje me një motoçikletë. Bashkëshortja e 53-vjeçarit tha për policinë se kishin mbërritur pak minuta para atentatit në urgjencë për të vizituar një të afërm që kishin shtruar atje.

Burime policore për Extra thanë se: “Gruaja ishte me të afërm të tjerë kur bashkëshorti i saj u vra. Së bashku e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë dërguar në krahë në urgjencën e spitalit, por mjekët nuk i kanë hapur dyert, ndaj është dashur ta çojnë në një klinikë ku ka ndërruar jetë pak minuta pas shtrimit.”

Në videot e filmuara nga momenti pas krimit vërehet ankthi i të afërmve të të huajit në përpjekjet për t’i shpëtuar jetën.

“Po i rrjedh gjak! Kujdesuni për të! Telefononi Policinë!”- dëgjohet në nga personat duke thënë.

Bashkëshortja e Arjanit ka treguar para hetuesve se viktima nuk punonte pasi ishte pa dokumente, por merrte para nga të afërmit e tij në Shqipëri dhe nga një vëlla që jetonte në Kanada.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.