E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U vra nga ish-kunati, del fotoja e një prej viktimave të Dan Hutrës. 30-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Lajme

U vra nga ish-kunati, del fotoja e një prej viktimave të Dan Hutrës. 30-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

30 vjeçarja mbeti e vrarë bashkë me të fejuarën e vëllait të saj, pas breshërisë së plumbave të kallashnikovit që lëshoi ndaj tyre Dan Hutra, i cili ishte ndarë nga motra e saj, ndërsa kishin bashkë dhe një fëmijë të mitur. E reja ishte e para nga familja Hysa që u qëllua për vdekje, ndërsa më pas u plagos motra e saj Elena Hysa, 35 vjeçe, (ish-gruaja e Dan Hutrës) dhe nëna e saj, Kujtime Hysa, të cilat fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën

Ndërkohë, mes viktimave është dhe Hasime Dafku, 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëshortes së Hutrës. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se 30-vjeçarja Hysa do të përcillet sot për në banesën e fundit. Ndërkohë, autori i krimit është arrestuar dje pas 6 orësh në arrati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.