U vra pas sherrit me kushërinjtë për pronat, ky është 30-vjeçari që humbi jetën
Personi që shihni në foton më lart është 30-vjeçari Romeo Hasalla, i cili mbeti viktimë e një konflikti për pronat mes kushërinjve të parë në një fshat të Lushnjës mëngjesin e sotëm.
I riu humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën pasi u qëlluan me armë gjahu nga kushërinjtë e tyre.
Burimet e Panorama konfirmuan se të plagosur kanë mbetur babai i viktimës, Shuaip Hasalla 65 vjeç, dhe dy vëllezërit Emiljano Hasalla dhe Laert Hasalla, 31 vjeç.
Policia ka shpallur në kërkim dy autorët, vëllezërit Kastriot Hasalla dhe Afrim Hasalla.
NJOFTIMI I PLOTE
Sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, Lushnje, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahu shtetasit Sh. H., 65 vjeç,(babai) L. H dhe E. H, 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi R. H, 30 vjeç(vëllai tjetër).
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. H dhe K. H., 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



