U zgjodh President me 78 vota pro, Bajram Begaj me dorë në zemër, deputetët e duartrokasin
Bajram Begaj u zgjodh Presidenti i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim.
Menjëherë sapo emri i tij u lakua si Presidentit, deputetët kanë shpërthyer në duartrokitje, ndërsa vetë Begaj me dorë në zemër i falënderoi dhe më pas i takoi një për një.
Kujtojmë që për Bajram Begajn ka votuar edhe një deputeti i opozitës, por nuk dihet emri i tij.
Prononcimi i Ramës
Kryeministri Edi Rama tha se maxhoranca tentoi një konsensus për presidentin e ri, referuar këto opzitës së Enkelejd Alibeajt. Ndërsa për Berishën u shpreh se “nuk kërkuan konsensus me të vdekurit”
Rama u pyet gjithashtu edhe për faktin që ish kreu i PD-së, Lulzim Basha mungoi në seancën e sotme.
Ju vjen keq që nuk kishit një President konsensual?
Rama: Nuk e kemi kërkuar kurrë dhe nuk e kemi pritur që të kemi konsenus me të vdekurit. Kemi qenë këtu për të pasur konsensus me të gjallët.
Basha nuk ishte i pranishëm në seancë…
Rama: Lëreni të flejë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



