E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U zgjodh si kryetar i Këshillit Kombëtar/ Paloka: Nesër  protestë në të gjithë vendin para komisariateve të policisë
Lajme

U zgjodh si kryetar i Këshillit Kombëtar/ Paloka: Nesër protestë në të gjithë vendin para komisariateve të policisë

Kryetari i zgjedhur i Këshillit Kombëtar të PD-së të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit, Edi Paloka ka folur pas procesit të votimit.

Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se nesër do të zhvillohet një protestë e heshtur përpara komisariateve të policisë në rrethe për vetvarjen e 31-vjeçarit Ilvi Meta në Kavajë.

Ndërsa në Tiranë, Paloka tha se do ketë një protestë të heshtur përpara Kryeministrisë.

Paloka: Dua të falënderoj anëtarët e Këshillit Kombëtar. Falenderoj për mbështetjen që më dhanë për t’u rizgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar. Miratuam një rezolutë që përcakton qëndrimin e PD-së për zgjedhjen e Presidentit. Këshilli Kombëtar është organi më i lartë që përcakton linjën e PD-së. Një tjetër vendim është që nesër në gjithë Shqipërinë, do ketë një protestë përpara gjithë komisariate në rrethe për aktin e rëndë që ka ndodhur ku një njeri u gjet i vdekur në qelinë e Komisariatit të Kavajës. Pavarësisht se cili është fakti dhe e vërteta që do dalë nga hetimi, ky është një akt i rëndë që bën përgjegjës policinë e Shtetit. Nuk është i vetmi. Nesër në orën 8 përpara të gjithë Komisariate, ndërkohë në Tiranë do ketë protestë të heshtur përpara Kryeministrisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.