E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
UA SHKËRDHEFSHA PASURITË O NDYRËSIRA!
OP-ED

UA SHKËRDHEFSHA PASURITË O NDYRËSIRA!

          Bledi   Mane

-Klithmë lebetitëse për drejtësinë shqiptare-
Vetëm 5, vetëm 5 prej tyre kanë kaluar deri tani në sitën e vetting-ut dhe ulërisni. Ulërisni e bërtisni o milet i lodhur e i raskapitur sepse bashkë me padrejtësitë, këta mysybetër paskan bërë gjëmën.
Lexoni me kujdes çfarë pasurie paskan akumuluar këta mëkatarë gjykatës e prokurorë duke të vjedhur ty drejtësinë dhe duke bërë pazare me kriminelët :
1./ Fatos Lulo, gjykatës kushtetues paska 510 milionë lekë cash, 2 apartamente dhe 1 zyrë në Shqipëri, 3 makina dhe 1 vilë në Kanada.
2./ Besim Trezhnjeva, gjyqtar i Apelit në Durrës paska 340 milionë lekë cash, 4 apartamente dhe 3 makina.
3./ Besa Nikëhasanaj, prokurore e rrethit gjyqësor Shkodër paska 270 milionë lekë cash, 3 apartamente, 1 dyqan dhe 2 makina.
4./ Vitore Tusha, gjykatëse pranë GjL Tiranë paska 360 milionë lekë cash, 2 apartamente dhe 2 automjete.Image may contain: 1 person, closeup5./ Altina Xhoxhaj, gjykatëse kushtetuese paska 470 milionë lekë cash, 2 apartamente dhe 2 automjete…
Deri tani janë skanuar vetëm 5, vetëm 5 dallaveraxhinj. Vetëm këta të pestë kanë të akumuluara 1 miliardë e 950 milionë lekë

 

 si dhe 14 apartamente dhe 12 makina…
Imagjinoni kur të kalojnë në vetting 680 gjykatës e prokurorë???
Pasuri të frikshme, frikë rënqethëse!
Po sikur tu bëhet vettingu 5 mësuesve sa kothere do dalin me pronat?
Donald Lu, ku je mor burrë të vi të të puth në ballë!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.