E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
UBT, flet Rektori Fatbardh Sallaku: Veterinaria, më e kërkuara në Bujqësor
Lajme

UBT, flet Rektori Fatbardh Sallaku: Veterinaria, më e kërkuara në Bujqësor

 

lInteresi për të ndjekur studimet në inxhinieri pyjore pranë Universitetit  Bujqësor të Tiranës, ka rënë ndjeshëm, por ka ende studentë që e preferojnë. Studentja Brisilda Tafil nuk është penduar për këtë zgjedhje dhe pas përfundimit të studimeve e sheh veten të punësuar në profil.

“Unë jam Brisilda Tafil, studente në vitin e 3 në degën inxhinieri pyjore”, tha një studente.

Instituti i Statistikave raporton se përveç Inxhinierisë Pyjore, degë të tjera pak të preferuarav janë “Bujqësi, peshkim dhe veterinari” ku janë të regjistruar 19,9% më pak studentë se vitin e kaluar. Ndryshe shprehet rektori i universitetit bujqësor Fatbardh Sallaku, sipas të cilit veterinaria është ndër degët më të kërkuara.

“Ka rënie të agronomisë, të zooteknisë, të peshkimit dhe inxhinierisë pyjore, por jo veterinarë etj”, tha Sallaku.

Sallaku tregon se shkaqet për këtë rënie të regjistrimeve lidhen jo me mundësinë e punësimit, por me zhvillimet demografike dhe emigracionin.

Në vitin akademik 2021-22, ashtu si edhe vitin e kaluar akademik, studentët duket të preferojnë fushën e studimit “Biznes, administrim dhe ligj”, ku është përqendruar një e katërta e totalit të tyre./Report TV

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.