E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Udhëheqësi Rama paralajmëron: Në pranverë do kemi Kongres Zgjedhor të  PS, Kryesi dhe Asamble të re
Lajme

Udhëheqësi Rama paralajmëron: Në pranverë do kemi Kongres Zgjedhor të PS, Kryesi dhe Asamble të re

Në përfundim të fjalës së tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS, ka paralajmëruar se në pranverë do të ketë zgjedhje brenda partisë.

Ai tha se pranverë do të kenë një Kongres zgjedhor, për një Kryesi dhe Asamble të re.

“Ne duhet të fillojmë vitin e ardhshëm nisim punën me platformën, duhet të përgatitemi që në pranverë të kemi kongres zgjedhor të PS për një Kryesi të re dhe Asamble të re, sepse ne nuk na shkon që ata që na votojnë të mos kenë besim.

Nuk na shkon më t’i duam nga larg dhe t’i dëgjojmë nga afër vetëm për zgjedhje njerëzit e punës… Nuk na shkon të flasim për akademinë e partisë dhe akoma nuk e kemi ngritur. Duhet të punojmë shumë seriozisht deri në pranverë dhe të vijmë me një plan rinovimi në të gjitha forumet e mëdha të partisë”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.