E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Udhëheqësi Suprem i Iranit: I dhamë shuplakë në fytyrë SHBA, por nuk ishte e mjaftueshme
Publik News

Udhëheqësi Suprem i Iranit: I dhamë shuplakë në fytyrë SHBA, por nuk ishte e mjaftueshme

Ne një deklaratë bërë para shumë mbështetësve, pak pas sulmeve, ai ka thene se kjo ishte nje pergjigje ndaj sulmit të SHBA-së dhe vrasjes se gjeneralit më të lartë iranian Qasem Soleimani.

“I dhamë një shuplakë në fytyrë. Kur bëhet fjalë për konfrontim, veprimet ushtarake të këtij lloji nuk janë të mjaftueshme. E rëndësishme është që prezenca e korruptuar e Shteteve të Bashkuara duhet të marrë fund”, deklaroi prere ai.1

Komentet u bënë në një fjalim përpara mbeshtetesve, ku u dëgjuan edhe thirrjet “vdekje Amerikës”, teksa shume prej të pranishmeve shperthyen ne lot.

Nga sulmi me raketa balistike të nisura nga Irani, u goditën dy baza ajrore amerikane në Irak. Televizioni iranian ka folur për 80 të vdekur dhe qindra të plagosur, por nuk ka ende nga ana e SHBA të dhëna zyrtare lidhur me pasojat e ketij sulmi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.