E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Udhëtarët me çadër në autobusin e Tiranës, pikon kondicioneri!
Lajme

Udhëtarët me çadër në autobusin e Tiranës, pikon kondicioneri!

Udhëtarët e autobusave jeshilë të linjës Green Line të oligarkut të shëndetësisë Nadir Çaushollit, janë në hall të madh. Kjo pasi nuk dinë a t’i shpëtojnë më parë vapës e temperaturave të larta jashtë, apo të ruhen se mos bëhen qull brenda në autobus.

Qytetarë të shumtë të Tiranës kanë raportuar një skenë skandaloze në autobusët e mikut të tij Çaushollit, përfituesit të tenderave publikë, që Erion Veliaj marketoi me aq bujë.

Në njërin prej këtyre autobusëve është prishur kondicioneri i cili pikon brenda dhe bën qull udhëtarët nëse nuk kanë me vete çadra që të mbrohen. Sipas denoncuesve, kondicioneri i autobusit ka mbi një javë i prishur dhe pikon si çezmë.

Oligarku nuk ndez as kondicionerët e autobusëve për të kursyer dhe i bën udhëtarët qull në djersë ndërkohë që pretendon se janë ekologjikë ndërkohë nga ana tjetër i bën qull falas me kondicionerin që pikon… Paradoks i madh kjo histori!

Qytetarët të cilët e paguajnë biletën për t’u freskuar në autobusët e oligarkut, shkruajnë:

”Autobusi i linjes se unazes green line. Njerezit me cader ne autobus pasi pikon kondicioneri. Ky problem ka mbi nje muaj dhe akoma nuk eshte zgjidhur. Dhe per shkak te konsicionereve te prishur njerezit behen qull ne djerse. Autobuzi unazës vlla , nga stacioni trenit për te 21 Dhjetori. Ka mbi një muaj prishur Kondisioneri dhe pikon. I bën njerëzit uj. Keq të ruen nga vapa përjashta e keq në Autobuzin e linjës nga brënda se pikon si çezëm.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.