E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Udhëzimi unifikues” i Arta Markut bllokon hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion: Nuk duhen përgjuar
Lajme

“Udhëzimi unifikues” i Arta Markut bllokon hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion: Nuk duhen përgjuar

Kryeprokurorja e ashtuquajtur “e përkohshme”, Arta Marku, e zgjedhur vetëm me votat e kësaj mazhorance, çdo ditë e më shumë po del hapur si mburojë e shkeljeve të rënda ligjore që bëjnë me shumicë eksponentë të Rilindjes në pushtet.

Së fundmi ajo duke tejkaluar kompetencat e saj sipas ndryshimeve pas Reformës në Drejtësi ka shpërndarë një udhëzim, për të gjithë prokurorët e vendit nëpërmjet të cilit u kërkohet që të mos përgjojnë në ambientet private zyrtarët që janë nën hetim për korrupsion. Marrëveshjet korruptive  në fakt bëhen privatisht dhe jo hapur në zyrat e shtetit, apo mbledhje zyrtare, edhe pse këto raste nuk mungojnë në ministritë e qeverisë Rama.

Ky hap prapa për organin e hetimit vjen ndërkohë, që korrupsioni nën qeverisjen Rama është bërë galopant dhe lufta kundër tij është vënë si një kusht i panegociushëm në rrugën drejt integrimit europian.

Lajmin të shoqëruar edhe me faksimile të këtij udhëzuesi, e jep “Shqiptarja.com”.

Personat e proceduar për kryerjen e të pakën 30 veprave jo të rënda penale, nuk do të përgjohen më në ambiente private dhe as përmes një numri telefoni, por përgjimi i tyre nuk ndalohet në ambiente publike. Bëhet fjalë për të gjithë personat e proceduar dhe që do të procedohen për kryerjen e një vepre penale, për të cilën parashikohet dënim me burg më pak se sa 7 vjet, në maksimum.

Bazuar në udhëzimin e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, Shqiptarja.com ka identifikuar veprat penale, për të cilat parashikohet dënim, në maksimum, më pak se 7 vite burg. Për të gjithë personat e proceduar për këtë grup veprash penale, prokurorët nuk do të investohen për t’i përgjuar në ambiente private apo përmes telefonit. Në këtë grup veprash penale përfshihen edhe korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, që dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet si dhe korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, që dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Gjithashtu përfshihen edhe vepra penale e refuzimit për deklarimin, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë i pasurive, që dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet si dhe shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, që dënohet me burgim gjer në tre vjet.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.