UEFA do të kërkojë arrestimin e Ridvan Bodes, a do të vihet në lëvizje prokuroria shqiptare?
Dosja “Skënderbeu” në UEFA është përgatitur dhe Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në këtë institucion pritet të marrë një vendim, i cili do ta penalizojë skuadrën korcare me përjashtim nga aktivitetet europiane për disa vite. Komisionerët që kanë përpiluar dosjen kanë kërkuar dhjetë vjet përjashtim dhe 1 milion euro gjobë. Në cdo rrethanë Skënderbeu do të penalizohet, pritet vetëm të mësohet koha e pezullimit. Natyrisht, klubi korcar do ta cojë cështjen në Gjykatën Sportive të Lozanës (CAS), por vështirë se CAS do të marrë ndonjë vendim të kundërt me UEFA-n, nisur nga eksperiencat e mëparshme.
Në dosjen “Skënderbeu” përmendet edhe një ish-ministër i qeverisë Berisha, konkretisht Ridvan Bode, i cili sipas UEFA-s shihet si një nga njerëzit që është implikuar në trukimin e ndeshjeve. Më herët UEFA ka pasur kontakte me Prokurorinë tonë, ku i ka kërkuar hetimin e kësaj cështjeje, por Prokuroria jonë nuk doli në një konkluzion të qartë, duke mos bërë fajtor askënd. Kjo e ka irrituar UEFA-n, pasi në precedentët e mëparshëm prokuroritë e shteteve përkatëse ku ka ndodhur fenomeni kanë hetuar dhe kanë gjetur fajtorët që ia kanë kaluar për gjykim gjykatave të tyre, por me Shqipërinë po ndodh ndryshe.
Në këtë rast të fundit, nëse UEFA vendos që Skënderbeu të penalizohet dhe nëse klubi korcar e humb cështjen edhe në CAS i Lozanës, atëherë ajo do të kërkojë bashkëpunimin e Prokurorisë së Shqipërisë për të nisur procedim ndaj ish-ministrit të Berishës. Pra, emrit të shumëpërfolur të politikës nën qeverinë Berisha i shtohet dhe një dosje tjetër abuzimi, ajo e basteve të paligjshme dhe e manipulimit të rezultateve të ndeshjeve të Skënderbeut me qëllime përfitimi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



